Rritja alarmante e rasteve me COVID-19! Ky shtet rikthen kufizimet me Shqipërinë

Rritja e rasteve me COVID-19 sjell heqjen e kufizimit të lirë nga Norvegjia për shtetasit shqiptarë, duke na hequr nga lista e vendeve të sigurta.

Shqiptarët nuk do të lejohen të hyjnë në Norvegji pa iu nënshtruar karantinës dhe testeve për koronavirusin.

Më parë Norvegjia rivendosi kufizimet me Kosovën, ndërsa Moldavinë dhe Kanadanë e hoqi nga lista e vendeve të sigurta. Vendi ynë ditën e djeshme raportoi për një viktimë dhe 534 raste të reja me koronavirus.


Shtuar 23.08.2021 12:46