Numri i të vdekurve nga përplasja tragjike mes dy trenave në Greqi ka shkuar në 43. tragjedia në Tempi ka shkuar tashmë në 43, tha në orët e vona të së mërkurës për ERT, Roubini Leontari, kreu i Shërbimit Ligjor të Larisës.
Pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, 20-30 vjeç, dhe trupat e tyre ishin në gjendje shumë të keqe.
Hetimi për rrënojat e trenave nuk ka përfunduar. Ekipet e shpëtimit thonë se ka vende të paeksploruara që mund të fshehin trupa të tjerë.
Në të njëjtën kohë, jashtë Spitalit të Përgjithshëm të Larisës, ku janë transferuar trupat, zhvillohet një tjetër dramë, ajo e familjarëve të cilëve u kërkohet të japin mostra të materialit gjenetik për identifikimin e kufomave.
ERT raportoi se 53 persona siguruan mostrat e ADN-së për procesin e identifikimit, i cili do të zgjasë disa ditë. Shumë prej viktimave janë copëtuar, duke e bërë shumë të vështirë identifikimin. /albeu.com