Rusia ka dëbuar zëvendësambasadorin amerikan në ambasadën amerikane në Moskë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, raporton BBC.
Nuk është ende e qartë se çfarë arsye ka dhënë Moska për dëbimin e diplomatit, Bart Gorman.
Pritet që SHBA-të t’i përgjigjen lëvizjes, raporton RIA.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Rusia po i afron trupat më pranë kufirit të Ukrainës dhe po grumbullon furnizime gjaku.
Austin u shpreh gjithashtu se SHBA po e sheh gjithashtu Rusinë të mprehë “gatishmërinë e saj në Detin e Zi”
“Unë kam qenë vetë një ushtar jo shumë kohë më parë. E di nga dora e parë që nuk i bën këto lloj gjërash pa arsye”, thotë Austin. “Dhe sigurisht që nuk i bëni ato nëse jeni duke u përgatitur për të bërë paketimin dhe për të shkuar në shtëpi”./albeu.com