Rriten tensionet, Biden u kërkon qytetarëve amerikanë të largohen nga Ukrainë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që kanë mbetur në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, duke përmendur kërcënimet e shtuara të veprimeve ushtarake ruse.

Biden tha se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët nëse Moska pushton Ukrainën.

Ai paralajmëroi se “gjërat mund të ndodhin shumë shpejt” në rajon.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit.

Por ajo sapo ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë fqinje dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det.

Kremlini thotë se dëshiron të zbatojë “vijat e kuqe” për t’u siguruar që ish fqinji i tij sovjetik të mos bashkohet me NATO-n. /albeu.com


Shtuar 11.02.2022 15:54