Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se inflacioni në vendin tonë do të mbetet në nivele të larta përgjatë vitit 2022.
Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se inflacioni pritet të nisë uljen përgjatë vitit 2023, por në varësi të situatës së çmimeve në tregjet e huaja.
Gjithashtu ai bëri me dije se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.5%.
“Rritja ekonomike do mbetet pozitive në afatmesëm. Inflacioni parashikohet të qëndrojë në nivele të larta gjatë 2022. Stabilizimi i çmimeve në tregun e huaj, do ulë presionin ndaj inflacionit në vend. Inlfacioni parashikohet të kthehet në 3% në gjysmën e parë të vitit 2024. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit nga niveli i 1.25% në 1.75%. Të rrisë me 0.5% normën e interesit të depozitës njëditore”, tha Sejko.