“Nuk do të nënshkruaj më me asnjë lojtar afrikan”, Koulibaly i përgjigjet presidentit të Napolit

Kalidou Koulibaly i është përgjigjur presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, në lidhje me deklaratat e tij për lojtarët afrikanë. Italiani u shpreh se nuk do të nënshkruajë me asnjë lojtar që vjen nga Afrika nga tani e tutje.

E vetmja mënyrë që ai dhe klubi i tij të interesohen për ndonjë lojtar nga ky vend është që të njëjtët t’ia nisin një letër se nuk do ta përfaqësojnë kombëtaren e tyre në AFCON.

Koulibaly, që sezonin që lamë pas luante pikërisht për skuadrën e Laurentiis, u shpreh i irrituar nga këto komente, andaj i kërkoi 73-vjeçarit të ketë respekt në lidhje me këta lojtarë.

“Nuk mund të flasësh për lojtarët afrikanë në këtë mënyrë. Duhet të kesh respekt për ta sikur ke për skuadrat evropiane”, tha ai.


Shtuar 3.08.2022 16:35