Rrëzohet avioni në Greqi, ka të vdekur

Një avion F-4 i Forcave Ajrore është rrëzuar në zonën detare në jug të Andravidës, në Greqi, mëngjesin e së hënës, teksa po kryenin një fluturim stërvitor.

Sipas informacioneve të fundit nga media greke protothema.gr, dy pilotët e Phantom F-4 dyshohet se kanë humbur jetën pasi avioni është rrëzuar në det.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për një kapiten të Forcave Ajrore dhe një toger komandant ,që ishin dy pilotët e skuadronit Phantom 338.

F-4 me dy vende shoqërohej nga një tjetër Phantom, dhe ishte numri 2 i formacionit të dy Phantom-ve që kryenin fluturimin stërvitor.

Deri më tani nuk është e qartë se kur ka ndodhur aksidenti ajror dhe cili ka qenë shkaku./albeu.com


Shtuar 30.01.2023 11:22