Një masë masive dheu ka rrëshqitur në aksin Librazhd – Përrenjas. Për pasojë, është bllokuar për disa minuta një korsi e rrugës, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjet në këtë aks.
Si pasojë ka pasur vështirësi të mëdha në qarkullim, ku është krijuar trafik i madh, duke qenë se lëvizja kryhet vetëm një njërën anë të rrugës.
Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të normalizuar situatën.