Kryetari i Shoqatës së zyrtarëve policorë të Atikës Juglindore, George Kalliakmanis ka dhënë detaje në lidhje me momentet e para të vrasjes së 20 vjeçares në Greqi.
Mësohet se efektivët e policisë kanë gjetur pranë të ndjerës foshnjen e saj vetëm 11 muajshe e cila po përpiqej që ta zgjonte.
Polici thekson se është shokuar nga ajo që ka parë brenda shtëpisë ku burri ishte i lidhur, nëna 20-vjeçare ishte e pajetë në dysheme dhe foshnja e saj vajzë nuk po qante, por po përpiqej që ta zgjonte të ëmën.
Ndërkohë, në lidhje me bashkëshortin e viktimës policia ka bërë me dije se për një moment i tronditur nga ajo që kishte përjetuar, kishte humbur ndjenjat.
Gjithashtu mediat bëjnë me dije se grabitësit para se të vrisnin nënën, i kanë drejtuar armën foshnjës duke kërcënuar prindërit e saj që të tregojnë ku i kanë paratë.