Kampioni olimpik për Britaninë e Madhe, Mo Farah, ka treguar pjesë nga historia e dhimbshme e jetës së saj.
Përmes një rrëfimi sensacional në dokumentarin e tij për BBC, ai ka treguar se ai ishte trafikuar në ishull dhe i kaloi vitet e tij të rinisë në Londër, në robëri shtëpiake. Ai përmbysi kështu tërësisht historinë tashmë të jashtëzakonshme të jetës së tij në dokumentarin “The Real Mo Farah”.
Të lidhura
None found
Pasi të gjithë e dinin se Farah kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar së bashku me babanë e tij, e vërteta qëndron komplet ndryshe pasi i ati i kampionit olimpik në fakt ka vdekur, pasi ishte viktimë e luftës civile në vendlindjen e tij, Somali.
Dhe, në mënyrë të pabesueshme, Mo Farah nuk është as emri i tij i vërtetë. Historia origjinale është se ai mbërriti në Britani në moshën 8 vjeç dhe jetoi me një teze dhe xhaxha.

Duke ditur vetëm tre fraza në anglisht: ‘Më falni’, ‘Ku është tualeti?’ dhe ‘Ejani atëherë’ – ai u regjistrua në një shkollë të re në zonën me mbizotërim të popullsisë së bardhë në Feltham, në perëndim të Londrës.
Edukimi i tij i trazuar mori dhenë nëpër gazeta pasi ai arriti të fitonte dy medalje të arta, një në 5000 dhe tjetrën në 10000 metra në Lojërat e Londrës 2012.
Mo Farah, i cili ka marrë edhe titullin më të lartë nga Mbretëresha Elizabeth, atë “Sir” vërtet ka lindur në Somalin e luftës civile, por pothuajse çdo gjë tjetër që ka treguar më parë ka qenë një trillimi i yllit olimpik.

Më e bujshme nga të gjitha është se i riu Mo nuk shkoi legalisht në Britaninë e Madhe. Në fakt ai u ‘trafikua’ në Britani dhe kaloi vite në robëri shtëpiake, i detyruar të ishte një hyzmeqar për familjen e gruas që e solli në ishull.
“Ka diçka për mua që nuk e dini”, rrëfen Sir Mo në fillim të programit të BBC.

“Është një sekret që e kam fshehur që kur isha fëmijë. Dhe të jesh në gjendje ta përballosh dhe të flasësh për faktet, si ndodhi, pse ndodhi, është e vështirë. E vërteta është se unë nuk jam ai që mendoni se jam. Dhe tani, pavarësisht nga kostoja, më duhet të tregoj historinë e vërtetë”, shprehet ai.
39-vjeçari më pas, tregon edhe dokumentin e tij të vizës, duke thënë: “Po, kjo është fotografia ime, por nuk është emri im”.
Në fakt, Sir Mo lindi me emrin Hussein Abdi Kahin, diçka që ai e kuptoi plotësisht shumë më vonë dhe ende po përpiqet ta kuptojë.

Që nga fëmijëria e tij e tmerrshme në Londrën perëndimore – “kur mbyllesha në banjë dhe qaja dhe nuk kishte njeri që të më ndihmonte” – ai ka gjetur kënaqësi me familjen që ka krijuar me gruan Tania dhe katër fëmijët e tyre.
Ndryshe nga sa është shkruar, Sir Mo filloi jetën në një fermë në Somali me prindërit e tij biologjikë, Abdi dhe Aisha, dhe vëllezërit e motrat e tij, duke përfshirë vëllain binjak Hassan.
Familja u nda, megjithatë, kur babai i tij vdiq në luftë kur Mo ishte katër vjeç. I ndarë nga e ëma, ai dhe Hasani u dërguan të jetonin me të afërmit në Xhibuti në Bririn e Afrikës. Një ditë, të riut i thanë se do të qëndronte me të afërm të tjerë në Evropë.
Në fakt, ai u kontrabandua në Mbretërinë e Bashkuar si një emigrant i paligjshëm me një pasaportë false që mbante identitetin e tij të ri “Mo Farah”, një emër që i ishte vjedhur një fëmije tjetër, të cilin tashmë Mo e ka gjetur dhe komunikon shpesh me të.
Ai tregon se kur mbërriti në Britaninë e Madhe ishte detyruar të kryente punët e shtëpisë për familjen e gruas që e solli në Londër. Sir Mo, i cili u shpall kalorës në vitin 2017, thotë: “Unë i kisha të gjitha detajet e kontaktit për të afërmit e mi dhe sapo arritëm në shtëpinë e saj, zonja ma hoqi dhe mu para meje i grisi dhe e futi në kosh dhe në atë moment e dija se isha në telashe”.
