Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim-perëndim me intensitet deri mesatar.
Në intervale të shkurtëra kohore reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut
me shpejtesi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 13°C
në zonat e ulëta 8 deri 23°C
në zonat bregdetare 11 deri 21°C