Gjatë ditës së sotme janë mbajtur votimet në gjashtë Bashkitë e vendit, të mbetura pa kryetar.
Gjatë votimeve është shënuar një incident në procesin zgjedhor në Dibër.
Njoftimi i plotë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.
Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”./albeu.com/