Një shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Beratit pas dhunës së ushtruar në familje.
Bëhet fjalë për një 42-vjeçar me inicialet K.M, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë për arsye se mbanin punonjës të pasiguruar në subjektet e tyre tregtare.
Njoftimi i Policisë:
DVP Berat
Arrestohet një shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”
Procedohen penalisht dy shtetas të tjerë për veprat penale “Fshehje të ardhurash” dhe “Punësim i paligjëshëm”.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.M., 42 vjeç, banues në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik filloi procedimi penal për shtetasit T.A., 32 vjeçe banuese në Tiranë dhe L.F., 30 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi nga kontrolli në subjektet e tyre u gjetën punonjës të pa siguruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./albeu.com/