Rrahu bashkëshorten dhe vajzën, pranga 46-vjeçarit në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të bluve, L.R ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. R., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj vajzës së tyre’, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 22.11.2023 10:00