Ronela Hajati fiton Festivalin e Këngës? ‘Nuk ka rëndësi vetëm pjesmarrja, ja ç’do të ndodh’

Këtë të mërkurë në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishte e ftuar Ronela Hajati, e cila foli për herë të parë rreth pjesëmarrjes së saj në Festivalin  e Këngës me këngën “Sekret”. Ajo tregoi se është një këngë e bërë posaçërisht për Festivalin dhe do t’i japë vëmendjen që i duhet.

“Mendoj se koha ecën dhe çdo institucion apo festival përshtatet me kohën dhe muzikën siç ecën. Është idiotësi e madhe të thuash që po shkoj në këtë festival dhe ka rëndësi pjesëmarrja. Sepse është një lloj konkursi dhe nuk besoj se ka një personazh që është atje dhe nuk e do. Kështu që është gënjeshtër e madhe. Unë do bëj maksimumin tim.”.

Ronela nuk është nga ato këngëtare që nuk e ka problem të tregoj më shumë mbi performancën apo konceptin e koreografisë në Festival.

“Në skenë jam me balerina, s’kam asnjë tjetër. I kam hequr të gjitha efektet ekstra, përveç ndriçimit. Të gjitha janë vajza me bishta të gjatë, të veshura me të zeza, do jetë një performancë ‘dark’ e ftohtë, do ketë nerv”.

Pritshmëritë për të janë të shumta, por çfarë mendon Ronela?

“Kënga është shumë e vështirë, kërcimi shumë i vështirë. Unë do mundohem se ndonjëherë mund të dalësh shumë mirë në prova dhe në live mund ta dreqosësh se është fraksion sekondi. Fitorja nuk është në dorën time. Nëse fitoj dua të këndoj anglisht, duke ruajtur disa fjalë shqip” .

Nëse nuk fiton del kënga fituese në Festival ajo tha se do të vazhdoj karrierën e saj krejt normalisht.


Shtuar 8.12.2021 18:46