Rivarrosen eshtrat e ushtarëve grekë në Grykën e Këlcyrës

Vazhdon rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtareve greke në Manastirin e Grykës së Këlcyres.

Kanë qenë eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke në periudhën 1940-1941 të cilat janë rivarrosur në këtë varrezë ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve helenë.

Në kete ceremoni kanë qenë prezentë përfaqësuesit më të lartë të klerit ortodoks të Mitropolisë së Gjirokastrës. Ka rënë në sy pjesmarrja e konsullit grek të Gjirokastrës Dimitris Saharidis, sekretare e çështjeve politike në Ambasaden Greke në Tiranë, Valis Pendervanis, Prefekti i Maqedonisë Perendimore  Jorgos Kasapidis, admirali Dhimitrios Milas që është nga komiteti i eksperteve shqiptaro- grek për zhvarrimin e eshtrave të ushtareve greke, si dhe oficerë të Ushtrise Greke.

Rivarrimi i eshtrave te 37 ushtarëve grekë do të pasohet nga rivarrime të eshtrave të tjera kur të ndërmerret zgjerimini parceles së varrezave aktuale në krahun lindor të saj pasi nuk ka mundesi për rivarrime të tjera, qofshin këto dhe murale./albeu.com


Shtuar 29.10.2021 11:40