Tritol makinës së biznesmenit nga Vlora, çfarë ndodhi dy ditë më parë në Astir

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë, ku u regjistrua një shpërthim me tritol.

Burime bëjnë me dije se makinës së një biznesmeni nga Vlora i është vendosur lënda plasëse në pjesën e sipërme të kofanos. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat të mirë  nuk ka dëme në njerëz

Sipas ekpspertëve sasia është nga 30 deri në 50 gram dhe mendohet se ka pasur qëllim mesazh për pronarin e makinës.

Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar.

Policia nuk ka  identifikuar ende autorin dhe po punon me vëzhgimin e kamerave të sigurisë për gjurmimin e tij. Nga pamjet duket se autori ka qenë i maskuar./albeu.com.