Rita Ora do të performojë në Eurovision 2023

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora do të performojë disa prej hiteve të saj më njohura në gjysmëfinalen e Eurovizionit, muajin e ardhshëm. BBC konfirmoi lajmin dhe njoftoi se Orës do t’i bashkohen edhe artistë të tjerë, nën sloganin e këtij viti për konkusin që do të jetë “United by Music”.

Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool. Duke folur në  një Podcast të BBC-së, ajo tha: “Është një festë e Liverpool-it dhe Ukrainës përmes muzikës. Mezi po e pres sepse do të jetë ngjarja ime e parë ku do të vishem sipas rastit sepse sapo jam bërë mama gjatë javëve të fundit”.

Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha. Një nga mikpritësit e këtij viti, Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss.

Artistë të tjerë ukrainas përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka. Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin Festivalin, duke e bërë atë një nga audiencat më të mëdha televizive në botë. Kate Phillips, drejtoresha e Unscripted BBC, për ngjarjen tha:

“Nuk do të ketë asnjë moment për të humbur gjatë këtyre gjysmëfinaleve shumë argëtuese dhe shumë të tensionuara”.

Fazat e eliminimit do të zhvillohen të martën më 9 dhe të enjten më 11 maj./Albeu.com/


Shtuar 13.04.2023 23:31