Analizë për një revistë italiane: “Albanian Files” dëshmon se Rama është “Kumbari” me kontroll të plotë mbi Shqipërinë

Kryeministri, i cili prej kohësh përbën objekt debatesh, po e ndryshon Shqipërinë hap pas hapi, duke ngritur ndërtime me ndihmën e një sërë arkitektësh të huaj të njohur, pa asnjë shqiptar në mes, dhe duke u mbështetur në një kuadër ligjor shumë të favorshëm. Këtë panoramë e pasqyron qartë libri “The Albanian Files”.

Ndërkohë që sheshet shqiptare janë lyer me ngjyrë rozë dhe prej më shumë se një muaji po ziejnë nga një protestë e papritur, por e pandalshme, një mobilizim kolektiv pa precedent në tridhjetë vitet e fundit, brenda institucioneve shfaqet një rrëfim krejt tjetër, i ndërtuar mbi vetëlavdërim.

Të lidhura

None found

Ky kontrast doli në pah më 3 qershor në Tiranë, gjatë hapjes së edicionit të dytë të festivalit të arkitekturës “Bread and Heart”, kur u prezantua edhe libri “The Albanian Files” (Lars Müller Publishers, redaktuar nga Anneke Abhelakh). Vëllimi prej tetëqind faqesh, me 523 projekte arkitekturore dhe gjashtëdhjetë studio ndërkombëtare të përfshira, jep shifrat e një ndryshimi të jashtëzakonshëm. Miliona metra katrorë po e rishkruajnë territorin shqiptar nga veriu në jug. Megjithatë, ky botim i madh tregon vetëm një pjesë të realitetit: ndërhyrjet që nuk janë dokumentuar janë shumë më të shumta se ato të përfshira në libër, çka e bën transformimin territorial edhe më të gjerë.

Në një intervistë të fundit për “Financial Times”, Edi Rama hodhi poshtë me zemërim akuzat se është “Kumbari” që e kontrollon vendin në mënyrë absolute, duke kërkuar që kushdo t’i sjellë prova. Megjithatë, këto prova duket se ndodhen pikërisht në faqet e “The Albanian Files”.

Një libër që në pamje të parë i dedikohet arkitekturës, në fund shndërrohet në manifestin e një modeli politik, ku kryeministri paraqitet si drejtuesi kryesor i transformimit urban të Shqipërisë.

Historia dëshmon se arkitektura ka qenë gjithnjë një nga mjetet më të preferuara të pushtetit. Qytetet nuk janë vetëm hapësira fizike: ato ndikojnë në identitetin dhe kulturën e një populli. Rasti shqiptar e rikthen këtë ide në një formë të re, duke e kthyer të gjithë vendin në një laborator provash të besuar arkitektëve më të njohur ndërkombëtarë.

Vetë redaktorja Anneke Abhelakh pranon që në hyrje të librit se në kontekstin shqiptar është e pamundur “të ndash arkitekturën nga pushteti”. Duke iu referuar “The Edifice Complex” të Deyan Sudjic, ajo kujton se ndërtesat shërbejnë për të impresionuar, për të mishëruar ambicien e atyre që qeverisin dhe se vendimet që po e rimodelojnë vendin udhëhiqen “qartësisht nga oportunizmi”.

Shumë arki-starë, asnjë konkurs

Arkitektura nuk po shërben vetëm si mjet për ta transformuar qytetin, por edhe si një lloj kartëvizite. Emrat e mëdhenj të arkitekturës bashkëkohore përdoren për të ndërtuar imazhin e një Shqipërie moderne, të hapur dhe dinamike, ndërsa paralelisht po thellohet përplasja mbi mënyrën se si po kryhet ky transformim.

Nga dëshmitë e vetë projektuesve, në “The Albanian Files” del qartë lidhja mes pushtetit politik dhe arkitekturës. Shumë prej tyre tregojnë se në Shqipëri nuk kanë mbërritur përmes garave publike, thirrjeve apo procedurave transparente, por falë kontakteve personale me kryeministrin.

Ka prej tyre që rrëfejnë se kanë marrë një mesazh në Instagram drejtpërdrejt nga Rama dhe më pas kanë fituar një kontratë për një vepër publike me vlerë katër milionë euro; të tjerë kujtojnë një telefonatë personale nga “Edi” pasi kishin shkëmbyer thjesht kontaktet; madje edhe një fitues i Çmimit Pritzker përshkruan të njëjtën mënyrë veprimi.

Kështu, planifikimi urban duket se largohet nga logjika demokratike dhe kalon në një terren privat, duke zëvendësuar transparencën administrative me marrëdhënie personale.

Domethënëse është edhe letra që një partner i studios OMA i dërgoi kryeministrit. Në të, ai e falënderonte për kushtet veçanërisht të favorshme që u ofroheshin arkitektëve ndërkombëtarë dhe shkonte deri aty sa, në mënyrë provokuese, të shprehte dëshirën për anulimin e zgjedhjeve të ardhshme dhe vendosjen e një presidencë të përjetshme. Rama më pas e zbuti rëndësinë e këtij teksti, duke e quajtur thjesht një provokim satirik. Por në sfondin e përgjithshëm të librit, episodi merr një tingull shqetësues.

Pasojat më të dukshme të këtij modeli “ndërkombëtar” janë përjashtimi thuajse i plotë i arkitektëve shqiptarë. Në 523 projektet e mbledhura në libër nuk figuron asnjë autor vendas.

Në parathënie, Rama e quan Shqipërinë “shkolla më e madhe e arkitekturës në ajër të hapur”, duke argumentuar se profesionistët e rinj shqiptarë mund të mësojnë duke punuar krah studiove të mëdha të huaja. Por në arkitekturë, mësimi nuk mund të zëvendësojë autorësinë.

Të kufizosh një brez të tërë në rolin e bashkëpunëtorëve të arki-starëve do të thotë t’i heqësh vendit mundësinë për të zhvilluar kulturën e vet të projektimit. Rreziku konkret është që territori të kthehet në një atlas “qytetesh të padukshme” dhe skenografish urbane të ndërtuara mbi imazhe abstrakte, forma të zbrazëta dhe shenja estetike të lëmuara, të vendosura artificialisht në kontekstin shqiptar.

“The Albanian Files” evidenton një gjeografi të qartë investimesh, një zgjerim thuajse tërësisht të përqendruar te kullat shumëfunksionale, komplekset rezidenciale luksoze dhe resortet turistike, ndërsa ndërhyrjet e dedikuara hapësirave publike dhe infrastrukturës sociale mbeten në plan të dytë.

Ndërsa katalogu vlerëson komplekset ekskluzive të banimit dhe horizontet e reja urbane, Shqipëria vazhdon të përballet me mungesë kronike të programeve të banesave sociale, me infrastrukturë të pamjaftueshme dhe me shërbime bazë që në shumë zona të vendit mbeten ende të paarritshme.

Lagje pa standarde minimale urbanistike, territore të shkëputura nga lidhje të dobëta rrugore dhe banesa pa shërbime bazë bashkëjetojnë me ngritjen e “perlave” të reja të orientuara drejt tregut luksoz të pasurive të paluajtshme.

Vështirë të thuhet se ky është prioriteti i një vendi që ende përballet me dobësi të thella infrastrukturore.

Shpesh, edhe identiteti i porositësve nuk përmendet nga studiot e arkitekturës, duke shtuar dyshimet mbi burimin e kapitalit dhe transparencën e këtyre operacioneve në pasuri të paluajtshme.

Nga zona natyrore të mbrojtura në parcela ndërtimi

Çfarë e mundëson këtë ndryshim është edhe një rishikim i thellë i kuadrit ligjor.

Ligji i ri për Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21/2024), i cili sot po kundërshtohet nga protestat popullore, i jep Këshillit të Ministrave të drejtën të autorizojë ndërhyrje turistike brenda parqeve kombëtare dhe zonave bregdetare që më parë gëzonin mbrojtje.

Kësaj i shtohet edhe Ligji nr. 55/2015 për Investimet Strategjike, i cili parashikon procedura të përshpejtuara, shkurton ndjeshëm afatet e miratimit dhe madje lejon shpronësime për interes publik në favor të subjekteve private.

Falë këtyre ndryshimeve ligjore, zona si laguna e Nartës ose territori i Zvërnecit mund të zbresin nga statusi i mbrojtjes dhe t’u ofrohen si troje ndërtimi kapitalit të madh ndërkombëtar.

Rasti më i debatueshëm është megaprojekti shumëmiliardësh i promovuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilët synojnë të ndërtojnë resorte luksoze dhe mijëra njësi banimi pikërisht përgjatë këtyre ekosistemeve të brishta.

Nuk është rastësi që simbol i protestës së madhe popullore është bërë flamingoja, shpendi i mbrojtur që jeton në lagunë dhe që sot përfaqëson rezistencën ndaj avancimit të spekulimit ndërtimor.

Kudo shfaqet e njëjta logjikë: zhvillimi i pasurive të paluajtshme fiton vazhdimisht ndaj mbrojtjes së peizazhit, biodiversitetit dhe interesit të përbashkët.

Problemi, në të vërtetë, nuk qëndron te cilësia e ndërtesave të veçanta. Shumë nga projektet e përfshira në këtë vëllim janë hartuar nga disa prej studiove më të mira në botë dhe, të marra veç e veç, mund të kenë vlerë të padiskutueshme arkitekturore.

Por një qytet nuk përbëhet thjesht nga mbledhja e disa ndërtesave ikonike.

Urbanistika është dialog mes peizazhit, shërbimeve, hapësirave publike, mjedisit dhe nevojave të përbashkëta.

Kur ky ekuilibër prishet, edhe arkitektura më e mirë bëhet pjesë e problemit.

Slogani i njohur “less is more” (“më pak është më shumë”), në Shqipëri kthehet në mënyrë të shtrembëruar në “more is more” (“më shumë është më shumë”), duke rrezikuar që ekselenca arkitekturore e thirrur nga Kryeministri të mbetet vetëm një veshje elegante pas së cilës fshihen pabarazi të thella territoriale.

Një energji e re

Pikërisht në këtë sfond duhet lexuar protesta e javëve të fundit, një mobilizim në të cilin sheshet shqiptare nuk kundërshtojnë vetëm rrokaqiejt e veçantë apo kërcënimin ndaj ekosistemeve të lagunës së Nartës, por edhe kërkojnë të drejtën demokratike për të marrë pjesë në vendimet që e ndryshojnë vendin, dhe jo t’i përjetojnë ato vetëm në mënyrë pasive.

Kjo revoltë shpreh një pakënaqësi shumë më të gjerë: edhe pse Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit mesatarisht me 3,1% në vit nga 2013 deri në 2024 falë ndërtimit dhe turizmit, pabarazitë janë thelluar ndjeshëm që nga vitet 2010.

Pasuria vijon të mbetet e përqendruar në duart e pak njerëzve, ndërsa qytetarët përballen me paga mesatare të ngrira mes 700 dhe 800 eurosh dhe me më shumë se një të pestën e punëtorëve që merr një pagë minimale prej vetëm 390 eurosh.

Kjo pabarazi ekonomike, e shoqëruar me perceptimin e gjerë për korrupsionin dhe mangësitë në sistemin shëndetësor dhe në atë të drejtësisë, e ka ulur besimin ndaj institucioneve publike në vetëm 11,6% (më pak se gjysma e mesatares së Ballkanit) dhe ka nxitur një eksod dramatik, gjatë të cilit në pesëmbëdhjetë vitet e fundit janë larguar 700.000 njerëz, ndërsa 74% e të rinjve nën 30 vjeç deklarojnë ende se duan të emigrojnë.

Përballë kësaj pakënaqësie të përgjithshme, Kryeministri priret ta shpjegojë çdo kritikë si ndikim të jashtëm, duke treguar një klasë politike gjithnjë e më të paaftë për të përballuar kontradiktat e veta.

Më 4 korrik, në ditëlindjen e Edi Ramës, ndërsa arkitektë nga e gjithë bota festonin figurën e Kryeministrit, sheshet vijonin të mbusheshin me njerëz që kërkonin dorëheqjen e tij.

Ky mobilizim mbart një paradoks të thellë: njeriu që sot kundërshtohet për modelin e tij politik është i njëjti që, në fillim të angazhimit publik në vitet ’90, u shfaq në jetën publike si artist avangardë, intelektual anti-sistem dhe ministër Kulture që premtonte demokratizimin e hapësirës kolektive përballë trashëgimisë së autoritarizmit.

Pas tre dekadash, ai projekt i çlirimit urban duket se është kthyer në të kundërtën e vet.

Prandaj kjo revoltë nuk është vetëm politike.

Është protesta spontane e një brezi të ri që ndihet i tradhtuar dhe që është lodhur nga një qeveri e cila nuk mendon më për mirëqenien e qytetarëve të saj.

Është një mobilizim i udhëhequr nga të rinj që kërkojnë ta nisin gjithçka nga e para dhe kërkojnë dorëheqjen e gjithë klasës politike, duke dalë në rrugë për të denoncuar korrupsionin sistemik, pushtetin e pakufizuar të oligarkëve dhe ndërhyrjen e investitorëve që vendosin fitimet private mbi interesin kombëtar.

Është refuzimi i prerë për t’u shtypur nga tridhjetë vjet retorikë të tejcentralizuar; është zgjimi i një ndërgjegjeje kolektive që i kundërvihet heshtjes dhe nuk pranon më që toka e vet të trajtohet si mall shkëmbimi.

Kur arrij në fund të “The Albanian Files”, mbetem pezull në një lloj limboje, mes kureshtjes për ndryshimin dhe shqetësimit për atë që Shqipëria rrezikon të bëhet.

Shikoj këto faqe dhe pyes veten nëse vendi që lashë tridhjetë vjet më parë është ende i njëjti që shoh sot; nëse më përket ende mua apo tashmë është bërë pronë e të tjerëve.

Është një ndjesi e rëndë, pothuajse e dhimbshme, kur sheh metamorfozën e vendit tënd të origjinës dhe kupton, ditë pas dite, se ke mbetur plotësisht jashtë zhvillimit të tij.

Është zhgënjimi i thellë i të qenit dëshmitar i një ndryshimi epokal që duket se nuk e llogarit praninë tonë.

Megjithatë, brezat e rinj që prej më shumë se një muaji po mbushin sheshet tregojnë se Shqipëria më në fund po zgjohet.

Është një energji e re, e vetëdijshme dhe e guximshme, që kërkon vendin e saj në të ardhmen.

Pikërisht prej këtu, nga kjo ndërgjegje kolektive e rizgjuar, Shqipëria duhet të nisë sërish.

Prej këtej lind shpresa se mund të fillojmë nga e para, së bashku, të projektojmë qytetet tona.


Shtuar 7.07.2026 16:25

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoPerabetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetGalabet