Risi e re brenda shkurtit, deri në 30 mijë euro për një targë të personalizuar

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ditën e djeshme ka bërë me dije se duke nisur nga ky muaj, shkurt, fillon shërbimi i targave të personalizuara.

Ditën e sotme në një intervistë për Euronews, Gonxhe tha se një targë e personalizuar në ankand mund të shkojë 30 mijë euro, mund të shkojë 300 mijë euro por dhe 5 mijë euro.

Më tej shtoi se ka persona që janë të gatshëm të paguajnë 20 mijë euro për një targë të personalizuar.

“Një targë e personalizuar në ankand mund të shkojë 30 mijë euro, mund të shkojë 300 mijë euro por dhe 5 mijë euro.  Dje më thanë se një person është i gatshëm të japë 20 mijë euro për targën”, tha ai.

Fjalët apo kuptime të cakuara nga pikëpamja etike do të ndalohen ndërkohë që o të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve.

Gonxhja shtoi se targa e personalizuar mund të mbartet nga drejtuesi i mjetit edhe në makinën e re të cilën mund ta blejë, duke paguar një tarifë përkatëse të transferimit./Albeu.com/


Shtuar 9.02.2023 08:41