Gjatë fjalës së tij në Kongres, Edi Rama nuk harroi të falenderonte presidentin e Turqisë Erdogan dhe Princin e Kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e tyre ndaj Shqipërisë pas tërmetit.
Sipas tij, qeveria që ai udhëheq ka treguar se krizat do t’i kthejë në gjenerator fuqish të reja.
“Tërmeti dhe pandemia sprovuan karakterin dhe aftësinë tonë. Në ia dolëm me njërën dhe tjetrën. Përtej atyre të shkretëve që humbën jetën, për të gjithë të tjerët, ka nisur dhe po nis pas asaj katastrofe, një jete e re, më e mirë se ajo që kishin para se tërmeti t’i godiste. Jo vetëm për ato familje, por për të gjithë pëlhurën e transformimit. PS si forcë qeverisëse ka shkruar përgjithmonë me ringritjen e fuqishme nga gërmadhat e tërmeti. Jam krenar si socialist, për faqen më të bukur të kësaj historie; shtëpitë falas. As vende më të pasura se ne nuk e kanë bërë. Ne nuk e bëjmë se jemi më të mirë dhe të zotë, por se nuk jemi aq të pasur. Ndaj nuk mund të kërkojmë nga më të varfrit, interesa kredish sado të buta.”, tha Rama.