Rikthehet llogaria e Euronews Albania në Instagram, Meta vijon verifikimin e pezullimit

Pas më shumë se 48 orësh e pamundur për t’u aksesuar, llogaria zyrtare e Euronews Albania në Instagram është rikthyer online dhe tani është përsëri e disponueshme për publikun.

Rivënia në funksion e profilit pason komunikimet dhe përpjekjet e vazhdueshme me kompaninë Meta. Megjithatë, kompania ende po heton rrethanat që sollën pezullimin e llogarisë.

Të lidhura

None found

Gjatë periudhës së ndërprerjes, organizata për lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut, gazetarë, përfaqësues europianë dhe partnerë ndërkombëtarë shprehën mbështetjen e tyre për Euronews Albania, duke kërkuar transparencë dhe një sqarim të plotë të situatës.

Euronews Albania ka falënderuar të gjithë personat dhe institucionet që reaguan, bashkëpunuan dhe kontribuuan në trajtimin e kësaj çështjeje.

Ndonëse rikthimi i profilit përbën një zhvillim pozitiv, mbetet e rëndësishme të përcaktohet arsyeja e pezullimit dhe të sigurohet që sistemet e raportimit në platformat sociale të mos përdoren në mënyrë abuzive për të penguar veprimtarinë e mediave.

Media ka bërë të ditur se do të vazhdojë informimin e publikut dhe do të kërkojë transparencë të plotë lidhur me rastin.


Shtuar 7.09.2026 12:23

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet