Rikthehen vranësirat, si do të mbajnë temperaturat sot

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në skajin verior-verilindor duke sjellë ndonjë shi të pakët.

EDHE pasditja VIJON me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndersa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat veriore dhe perëndimore duke sjellë  gjatë mesditës edhe ndonjë shi të izoluar. Por pasditja dhe mbrëmja ri-kthejnë kthjellimet edhe në këto zona.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë MV. Ndërsa mesdita sjellë kalime vranësirash të shpeshta ku më të dukshme do jenë në zonat veriore duke rrezikuar shira. Edhe mbrëmja vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Shtuar 27.04.2021 06:04

Tags: , ,