Numërohen mbi 1.4 milionë vota, si u ndanë mandatet mes partive të mëdha

Sipas të dhënave të raportuara nga KQZ kanë ngelur edhe më pak se 674 QV në 8 qarqe, përjashtuar Kukësin, Dibrën dhe Gjirokastrën ku numërimi ka mbaruar dhe Vlorën ku ka ngelur dhe vetëm 1 kuti.

Teksa janë numëruar 1 412 383 vota, Partia Socialiste sipas të dhënave ruan vendin e parë me 652 394 vota, ose 48.66%.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka siguruar deri tani 527 834 vota ose 39.37%.

Forcë e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 92469 vota ose 6.9%.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve vijon të mbetet PSD e Tom Doshit me 29796 vota në rang kombëtar, ose 2.22 përqind.

Mandatet e fituara në rang kombëtar deri tani:

Partia Socialiste-72 mandate

Partia Demokratike-59 mandate

Lëvizja Socialiste për Integrim-6 mandate.

Partia Social-Demokrate-3 mandate


Shtuar 27.04.2021 06:25