Këtë të premte, opozita do rikthehet të protestojë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet largimi dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Lajmi është dhënë nga drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Opozita rikthehet në protestë para bBshkisë, në një kohë ku SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.
Pak kohë më parë, SPAK dhe agjentë të BKH-së ushtruan kontroll në shtëpinë e Veliajt, ku sekuestruan telefonin e bashkëshortes Ajola Xoxa, ushtruan kontroll në biznesin ”Harabel” të Xoxës si dhe në shtëpinë e vëllait të kryebashkiakut.
Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ”5D”, si dhe tek inceneratori i Tiranës.
Postimi i Këlliçit:
Protesta jonë nuk do ndalet deri sa kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, të shkojë para ligjit për hajdutërinë e tij të pashembullt! Ndaj nesër, e premte, datë 10 janar, ora 11:00, shihemi sërish para Bashkisë Tiranë.