Rihapja e dosjes së 21 janarit, Renato Myrtaj kërkon hetim edhe për babain e tij

Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara kryeministrisë humbën jetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për vrasjen e dy prej tyre, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Në një proroncim për mediat ka reaguar i biri i Faik Myrtajt, i cili kërkon që të nisin hetimet edhe për babain e tij dhe se shpreson që çështja t’i kalojë SPAK-ut.

“Dy personat në fjalë që është rihapur dosja e 21 janarit, në dijeninë timë nuk ka pasur një hetim të telluar, dhe mesa kam marrë vesh unë ky është një hetim që është nisur me kërkesë nga policia. Shpresojmë që çështjen e Aleks Nikës dhe të tre personave të tjerë ta marri SPAK. Kjo është shpresa jonë”, tha Renato Myrtaj.

Gazetarët e pyesin se çështja e babait të tij në çfarë faze ndodhet, Myrtaj thotë: “Kemi bërë thjesht një kërkesë në Gjykatën e Lartë dhe akoma nuk kemi marrë një përgjigje. Shpresoj që çështja t’i kalojë SPAK. Kjo çështje do shkojë deri në fund, është thjesht çështje kohe. Themelet e Reformës në Drejtësi sapo janë vendosur dhe kini të gjithë besim se kjo çështje do të shkojë deri në fund”./albeu.com

 


Shtuar 28.05.2021 09:57