Rezultatet e fundit nga Prizreni, Peja dhe Gjakova: Fitore, zhgënjim, pritje dhe ankth

Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale në Kosovë. Deri në orën 22:45 minuta në Prizren janë numëruar 60,18% e votave.

Kandidati i Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41,52%. Në vendin e dytë me një diferencë shumë të madhe pas është Shaqir Totaj nga PDK me 30,57% të votave.

Në Gjakovë janë numëruar 58,27% e votave. Ardian Gjini nga AAK vijon që të kryesojë por është ende larg kapërcimit të 50% për të shmangur balotazhin. Deri tani ai ka marrë 47,93% përballë 38,23% të Mimoza Kusari Lilës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Pejë nuk ka më asnjë dyshim. Nga 76,15% e votave Gazmend Muhaxheri i LDK-së siguroi fitore bindëse me 60,45% të votave./albeu.com


Shtuar 17.10.2021 23:53