Duket se reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit në Shqipëri kanë bërë që niveli i liqenit të Fierzës të rritet.
Situata në Kaskadën e Drinit është përmirësuar ndjeshëm dhe niveli i Fierzës ka arritur në rreth 273 metër.
Një rritje me rreth 16 metra krahasuar me fundin e muajit mars kur dolën dhe rrënojat e Kukësit të vjetër, por 23 metra larg nivelit maksimal të Fierzës.
Ndërkohë në fshatra të Kukësit, në lartësi mbi 1 mijë metra, janë rikthyer reshjet e borës. Shkrirja e tyre pritet të përmirësojë më tej situatën hidrike në kaskadë.
Kjo pasi vlerat e termometrit nga një rënie me rreth 6 gradë që pësuan sot sipas Hakil Osmanit nga “Meteoalb” parashikohet të kthehen në vlerat 22-23 gradë të hënën.
Ndërsa kjo javë po mbyllet me temperatura rreth 3 gradë më të ulëta se normalja java e re sipas sinoptikanëve do të nise me vlera tipike pranverore.