Reshjet, ARRSH: Vetëm ky aks vazhdon të jetë i bllokuar

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, ka informuar për situatën në rrugë. Për momentin, sipas ARRSH, vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Njoftimi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendinduke sjellë një qetësim të situatës

Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.


Shtuar 22.11.2022 09:43