Në ditën e sotme të kampionatit në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës nuk njeh hapa fals teksa mposht pa shumë vështirësi në transfertë Renovën me rezultatin 0-3. Golat për ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka erdhën në fraksionin e dytë teksa ai që hapi llogaritë ishte Ibraimi në minutën e 51, ndërsa më pas erdhën edhe realizimet e Igor dhe Elezit.
Pas këtij triumfi, tetovarët mbajnë vendin e parë në klasifikim me 59 pikë, 10 më shumë se ndjekësit e Shkupit. Këta të fundit u rikthyen te fitorja sot teksa mposhtën me rezultatin minimal 0-1, Akademija Pandev.
Goli vendimtar për Shkupin erdhi në minutën e 78 falë rrjetës së Diak. Nga ana tjetër, Vardari pësoi një humbje të turpshme në transfertë me rezultatin 6-0 ndaj Sileks. /VipSport.al/
Ndeshjet:
Akademija Pandev-Shkupi 0-1
Belasica-Makedonija GP 0-2
Borec-Struga Trim & Lum 0-1
Renova-Shkëndija 0-3
Sileks-Vardar 6-0