Refuzoi të lironte foltoren, Spiropali përjashton Shehajn dhe ndërpret seancën në Kuvend

Deputeti Agron Shehaj, është përjashtuar nga seanca parlamentare pasi refuzoi të lironte foltoren. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, u shpreh se radhën për të folur e kishte kreun i PD-së, Sali Berisha, duke e quajtur Agron Shehaj “një kopje e keqe e origjinalit”, referuar bllokimit të foltores nga opozita.

“Deputeti Sali Berisha ka fjalën, apo të vijojmë me folësit e tjerë. Askush nuk mund të bllokojë foltoren. Uluni në vend, zhbllokoni foltoren. Ju tërheq vëmendjen, nëse e përsërisni ju jap vërejte. Mos krijoni skena të kota, do ju heq të drejtën e fjalës.

Lësho foltoren se do ju përjashton nga seanca. Po qe për revolucion ta kalojnë ata. Fjalën ia kam dhënë një deputeti, s’;mund ta marrësh dot fjalën me dhunë. Për të qënë kopje të këqija të disa të tjerave janë më mirë origjinalët. Më mirë dëgjojmë origjinalët se sa ju”, tha ajo.

Edhe pas përjashtimit nga seanca, deputeti i pavarur refuzoi të largohej nga foltorja dhe kryeparlamentarja ndërpreu senacën për 5 minuta.


Shtuar 19.12.2024 13:31