Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar përgjatë gjithë ditës së sotme me debate të forta jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por dhe brenda opozitës.
Ishte fillimisht debati i zjarrtë mes Bardhit dhe Bashës në mëngjes, që tensoinoi situatën brenda të djathtëve.
Ndrkohë që mbrëmja ka qenë edhe më e nxehtë për shkak të Reformës Zgjedhore, pasi deputetët e mazhorancës kanë refuzuar të votojnë ndryshimet.
Pas këij momenti deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren si dhe kanë hipur mbi karrige duke bërë që seanca e sotme plenare të anulohet.
Ndërkohë jashtë sallës së kuvendit në një deklaratë për mediat Gazment Bardhi tha se opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e vet në komisionin e reformës zgjedhore.
“Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.
Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.