Në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit për Reformën Territoriale, palët kanë zbuluar edhe emrat e ekspertëve që do të asistojnë punimet.
PS ka propozuar Adelina Farricin dhe Artan Shkëmbin, ndërsa PD propozoi Agron Haxhimalin dhe Roland Bejkon.
Po ashtu Komisioni la pezull mundwsinw qw tw shtohen dhe dy ekpertw nga grupet e tjera mw tw vogla parlamentare.
Ndërkohë që Denaj u shpreh se të pranishme do të jenë në seancat e Komisionit dhe një sërë institucionesh, përfshirë edhe 6 drejtues të bashkive të ndryshme në vend.
Në mbledhjen e sotme deputeti Xhelal Mziu kërkoi që Komisioni të ketë edhe një bashkëpunim me 3 shtete të rajonit, për të parë praktikat e ndjekura prej tyre për ndarjen territoriale.
“Reforma territoriale duhet të gjejë modalitetin që me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, për të parë risitë e tyre në raport me ne dhe të mos shkojmë te shpikja e rrotës.
Të treja kanë risi që janë më shumë se ne, por jam i sigurt që do të kontribuojnë maksimalisht për një reformë komplekse jo vetëm në një aspekt. Përveç tyre, kam dhe një propozim tjetër, kongresi i autoriteteve lokale evropiane është një aktor shumë i rëndësishëm dhe më shumë se ato, nuk mund të kontribuojë askush.
Të gjendet mundësia e komunikimit dhe shkuarjes tek një përfaqësim i këtij komisioni për të marrë disa nga orientime dhe ngelem shpresëplotë që do të ndikojë në këtë drejtim. Të bëhet një alternim i propozimeve dhe duke parë kontributin e tyre në hartimin e këtij programi”, tha Mziu.