“Real Madrid, Chelsea dhe Man City të premten do përjashtohen nga Champions, ja kujt do t’i dorëzohet trofeu” (FOTO LAJM)

Drejtori i Federatës Daneze, Jesper Moller ka njoftuar se 3 skuadrat që kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, si Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea do përjashtohen të premten.

Këtë e ka paralajmëruar Moller, që tha se trofeu i Ligës së Kampionëve ose do t’i dorëzohet PSG-së, ose Dortmund, Atalanta dhe Porto do kualifikohen automatikisht në gjysmëfinale.

“Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea do dalin jashtë dhe pres kjo të ndodh të premten”.

“Pastaj, trofeu ose do t’i dorëzohet PSG-së, ose klubet si Dortmund, Atalanta dhe Porto do luajnë në gjysmëfinale”, deklaroi ai.


Shtuar 19.04.2021 19:11