Reagon Rama pas “bombës” së SPAK: Malltezi dhe ortaku në burg, Berisha detyrim paraqitjeje

Arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe ortakut të tij, Fatmir Bektashit, si dhe masa detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha të cilët akuzohen për tjetërsim prone në ish-kompleksin “Partizani” ka shkaktuar tërmet në opinionin publik në Shqipëri.

Ndëkrohë pas vendimit të GJKKO-së, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar një foto të stadiumit “Air Albania”, ndërsa shkruan: Shqipëri e bukur!.


Një mesazh i koduar i kryeministrit Rama, i cili para disa muajsh ishte i shqetësuar dhe madje shprehej dhe publikisht që SPAK po godet vetëm majtas, pasi disa nga ish-bashkëpuntorët e tij përfunduan në burg, ndërsa kërkonte që të kishte goditje dhe në krahun tjetër.

Kujtojmë që ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka lajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.


Shtuar 21.10.2023 20:43