Reagimi i parë i Patrisit, pasi Tuna solli në jetë djalin e dytë (FOTO LAJM)

Gjatë ditës së sotme artistja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbajë larg syrit të mediave, duke lajmëruar vetëm pasi e solli në jetë djalin.

Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi raportohet se ajo dhe Patrisi janë ndarë, ky i fundit zgjodhi që të reagojë.

Berisha në një postim në rrjetin social Instagram ka shpërndarë një imazh të foshnjës, duke bërë edhe një mbishkrim.

“Mirëserdhe në jetë Zen”, ka shkruar ai në përshkrim.

Ndërkohë, ai dhe këngëtarja ndajnë së bashku edhe një fëmijë tjetër, që quhet Tian.


Shtuar 9.05.2021 23:43