Pas publikimit të raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku thuhej kishte sërish rënie besimi të biznesit në Shqipëri, ka reaguar deputetja Jorida Tabaku.
Ajo shprehet se, ky indeks tregon një krizë të thellë të besimit nga biznesi amerikan në ekonominë shqiptare.
Gjithashtu u shpreh se taksat e larta prodhojnë korrupsion dhe oligarki.
Reagimi i Tabakut:
Rënia më e madhe e besimit në ekonomi, 37.6 % bizneseve amerikane mendojnë që ekonomia do ecë për mirë, niveli më i ulët që kur indeksi u krijua ne 2012.
Raporti i fundit i AmCham është një sinjalizim i një krize të thellë besimi që nuk mund të anashkalohet me debate të pasinqerta, as me propagandën e ditës.
Kjo ka sjellë dhe rënien e besimit të biznesit në ekonomi, pasi indeksi ka shkuar në 37.66 duke prekur nivelin më të ulët që nga 2012.
Arsyet kryesore të humbjes së shpresës dhe besimit në ekonomi janë: taksat e larta që prodhojnë korrupsion dhe monopol+oligarki.
– 60% e bizneseve të intervistuara janë kundër sistemit të taksave dhe tatimeve të ngritura nga everia. E konsiderojnë të pandershëm dhe jo të drejtë.
– Taksat e larta dhe të padrejta prodhojnë një sistem të korruptuar ku nuk është më i miri që përfiton por më i pandershmi.
33.4% e bizneseve shprehen se niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm dhe që është në çdo qelizë të shoqërisë dhe qeverisë.
– Ekonomi e centralizuar dhe komanduar nga oligopolet dhe monopolet. Indeksi i një ekonomie jo të lirë por të qeverisur nga monopolet dhe oligopolet është përkeqësuar pasi ky indikator është i tretë në renditje dhe më i përkeqësuari.
Janë këto triniteti i të këqijave që më pas prodhon një burokraci të madhe, tarifa dhe letra të pafundme që më shumë i hanë kohë biznesit në zyra se sa i japin mundësi të prosperojë.
Zgjidhja e vetme është që të ndryshohet kursi, por askush nuk beson se kjo mazhorancë dhe kjo qeveri do të ndryshojë kursin.
Sa më shumë kjo qeveri vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj aq më shumë do të rritet pakënaqësia, varfëria dhe bizneset do të fundosen./albeu.com