34 vjeçarja e aksidentuar një një ditë më parë në superstradën Lezhë-Milot, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Elisabeta Gjopalaj, edhe pas përpjekjes së shumë qytetarëve për të dhuruar gjak nuk ka mundur që të mbijetojë plagëve, ajo ka ndërruar jetë pas 24 orësh në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
34 vjeçarja Gjopalaj ka qenë punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë. Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shumë dëmtime, ndërsa ne makine me te ka qene edhe një pasagjere.
Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S.,është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj.,dhe pasagjere D.Gj.,ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është shoqëruar në polici shtetasi K.S.