Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur sot në Kroaci, ku humbën jetën 10 kosovarë.
Haradinaj tha se është tronditur nga ngjarja e sotme, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania.
Haradinaj ka ngushëlluar familjarët dhe lutet për shërimin e të lënduarve.
Postimi i plotë:
I tronditur nga ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë.
Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve.
Falënderoj organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin z. Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij.
RH.