Një viktimë dhe 64 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 4.297 mostra prej të cilëve rezultojnë 64 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 humbje jete nga komuna e Gjilanit(72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë dhe 2.227 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.543.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë.

Shtuar 18.05.2021 03:05