Rama uron Ditën e Verës nga Elbasani: Bonusi për pensionistët do të shpërndahet siç e premtuam

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar festimeve për Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit. Ai i ka uruar festën shqiptarëve dhe u ndal te ato që i cilësoi “si lajme të mira”, duke përfshirë edhe rritjen e pagës minimale.

Gjithashtu bëri me dije se premtimin për pensionistët do ta mbajnë dhe këta të fundit do të marrin bonusin e tyre në prill.

Rama: Jo vetëm që nuk kemi harruar premtimin për t’i shpërndarë pensionistëve një tjetër mbështetje speciale, por përkundrazi siç  e kemi thënë taksa mblidhet në prill dhe me tu mbledhur taksa do të shikojmë se si kryesoja në administrimin e atyre të ardhurave do të jenë për pensionistët. Urime dhe gëzuar. Diell, dritë dhe mbi të gjitha sa më shumë diell dhe dritë në mendje dhe zemra./Albeu.com/


Shtuar 14.03.2023 12:43