Duhej të vepronim”/ Pesë nxënës marrin kontrollin e autobusit dhe parandalojnë një tragjedi

Një ngjarje e rrezikshme në Misisipi përfundoi pa pasoja të rënda, pasi pesë nxënës ndërhynë me shpejtësi kur drejtuesja e autobusit humbi ndjenjat gjatë udhëtimit.

Leah Taylor, 46 vjeçe, e cila drejtonte autobusin e shkollës së mesme Hancock në kontenë Hancock, pësoi një krizë astme. Në mjet ndodheshin 40 nxënës, ndërsa autobusi po lëvizte në një autostradë me katër korsi.

Të lidhura

None found

Pasi gjendja e saj u përkeqësua, Taylor humbi ndjenjat dhe autobusi nisi të devijonte nga rruga.

Jackson Casnave, 12 vjeç, nxënës i klasës së gjashtë, ishte ulur pas drejtueses dhe e kuptoi menjëherë se situata po dilte jashtë kontrollit. Ai u ngrit nga vendi, kapi timonin dhe kërkoi ndihmën e shokëve.

Ndërkohë, Darrius Clark, 12 vjeç, shtypi frenat për të ngadalësuar autobusin, ndërsa bashkëpunonte me Casnave për ta drejtuar mjetin. Pas përpjekjeve të tyre, autobusi u ndal në anë të rrugës.

Një tjetër nxënës u përpoq të gjente ilaçet e Taylor-it, ndërsa Kayleigh, motra 13-vjeçare e Clark-ut, u nis drejt pjesës së pasme të autobusit dhe telefonoi në numrin e emergjencës 911.

Ajo tregoi më vonë se mezi e dëgjonte operatorin, pasi brenda autobusit nxënësit e tjerë po bërtisnin.

“U frikësova, por e dija se duhej të ndihmoja”, u shpreh Kayleigh.

Pesë nxënësit vepruan në mënyrë të bashkërenduar, duke marrë masa për ta ndalur autobusin, për t’i ardhur në ndihmë drejtueses dhe për të qetësuar bashkëmoshatarët e tyre.

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Reagimi i shpejtë dhe qetësia e tyre bënë të mundur shmangien e një aksidenti që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Pas incidentit, Leah Taylor falënderoi nxënësit për ndërhyrjen e tyre.

“Jam mirënjohëse ndaj nxënësve të mi. Ata më shpëtuan jetën mua dhe të gjithë të tjerëve në atë autobus”, tha ajo.

Taylor shpjegoi se kishte tentuar të merrte ilaçet sapo kishte ndier se po e përfshinte kriza, por pak më vonë kishte humbur ndjenjat.

Edhe nxënësit thanë se vepruan sepse menduan se ishte detyra e tyre të ndihmonin.

“Nuk pata kohë të mendoja për emocionet e mia. Doja vetëm të sigurohesha që askush të mos lëndohej”, tha Casnave.

Autobusi ishte nisur pak më parë nga shkolla e mesme Hancock kur ndodhi incidenti. Pas ngjarjes, drejtuesja e shkollës vlerësoi guximin dhe përgjegjshmërinë e pesë nxënësve.

Ata u nderuan në një aktivitet të shkollës dhe si shpërblim u dërguan për drekë në një restorant të zgjedhur prej tyre.

“Ata nuk pritën që dikush tjetër të ndërhynte. Morën vetë iniciativën dhe kjo tregon shumë për karakterin e tyre”, deklaroi Dr. Melissa Saucier.


Shtuar më 2.10.2026 18:22

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubet