Rama: Ujësjellësi nuk do të jetë më ndërmarrje për të punësuar krushq e militantë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kamëz, në inuagurimin e godinës së re të Ujësjellësit.

Gjatë gjalës së tij, Rama u shpreh se brenda këtij viti disa qytete në vend do të kenë ujë 24 orë. Më tej Rama tha se Ujësjellësi historikisht ka qrnë ndërmarrje për të punësuar krushq e militant, dhe garantoi se kjo gjë do të marrë fund.

“Ujësjellësi kanë qenë historikisht ndërmarrje për të punësuar militantë, krushq, kushërinj pa pasur parasysh se për çfarë janë krijuar. Jo vetëm kaq, pro ndërmarrjet e ujësjellësit për shkak të keqmenaxhimit janë me më shumë borxhe në republikë. Një pjesë e madhe e atyre vazhdojnë t’i akumulojnë. Sasia e borxheve është më e madhe se e OSHEE. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Nuk mund të jenë gjë tjetër vecse ndërmarrje me kapacitete të plota. Në këtë aspekt kemi shembuj pozitivë si rezultat i mbështetjes së qeverisë gjermane dhe zvicerane.

Nuk mund ta meritojë që të mbetet në duart e paafta. Kjo sjellje e vjetër ka krijuar shumë kosto. E fundit që dua të them sot është që reforma e ujit e cila në letër është shumë e qartë ka nevojë për një shtytje të re përpara. Nuk mund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua,” u shpreh Rama”./albu.com

 


Shtuar 21.06.2021 10:59