Rama tregon dy objektivat madhore të mandatit të tretë (VIDEO)

Kryeministri i vendit Edi Rama ka treguar dy objektivat kyçe të qeverisë së re në mandatin e tretë.

Rama tha se pikë së pari vendi synon të bëhet kampion i Ballkanit për turizmin dhe së dyti pretëndohet që Shqipëria të bëhet eksportuese e rëndësishme e energjisë elektrike në rajon.

Komentet Rama i bëri në studion e emisionit Opinion, ku po flet lidhur me emrat e qeverisë së re të prezantuar ditën e sotme./albeu.com


Shtuar 2.09.2021 21:35