Rama te “5 Maji” për ndarjen e shtëpive të reja, ironizon PD: Kujdes mos jua ndyshojnë bravat

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku do të kthehen sot në banesat e tyre të reja 100 familjet e para, nga 11 mijë në total.

Rama është shprehur se kjo do të jetë një ndër lagjet më moderne në Tiranë, bashkë me atë të Kombinatit.

“Kjo lagje së bashku me lagjen e Kombinatit do të jetë lagjia më moderne e Tiranës për disa vite ku gjejnë strehë dhe familje që ishin në kushte mizerabël dhe pa infrastrukturë. Disa më prona dhe disa pa prona fare dhe për të gjithë programi dha një rrugë dhe mundësi të duke u afruar shumë më tepër dhe familjet e tyre të sistemohen për bukuri falas, pa asnjë kokërr leku nga xhepi i familjeve.

Për shkak të interesave të ndryshme politike, procesi është vështirësuar pasi ata kanë stresuar dhe futur në ankth kaq shumë familje dhe kanë futur frikën tek komunitetet që nga kombinati që çfarë nuk shpikën e deri te 5 Maji, nga Tirana, në Kavajë, Vorë, Durrës, laç, Kurbin Lezhe e deri në Mirditë, jo nuk do të ndërtohen shtëpitë kurrë, jo do i marrin tokat dhe do i bëjnë vila për vete, jo do u prishin ju dhe do u japin oligarkëve. Në kuadër të politikës dhe përfitimit të tyre kanë bërë të vështirë këtë proces, shumë njerëz në Kombinat akoma rrinë me idenë se do të shkojnë oligarkët dhe do u marrin pronat oligarkëve.

Në këtë lagje nuk do të ketë vetëm banesa, por do të ketë, shkolla, kopshte, cerdha, qendra shëndetësore, do të ketë jetë nate, parqe”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka ironizuar situatën në PD dhe ka “këshilluar” banorët të bëjnë kujdes se mos jua ndërrojnë bravat.

“Ju lë posi që të bëni kujdes për bravat se ka filluar në qytet një çështje bravash dhe ruani bravat mos jua ndërrojnë dhe bëni kujdes nga çelsat që nuk kanë lidhje me bravën, mbani çelsin tuaj e mos shkoni pas bravave që nuk fusin asnjë çels”, ka thënë Rama./albeu.com


Shtuar 31.12.2021 11:21