Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Turqi me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, i cili shprehet se takimi ishte vëllazëror.
Rama ka theksuar gjithashtu se me Erdogan do të diskutojnë një sërë projektesh konkrete.
“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, ka shkruar Rama në Facebook./albeu.com/