Chicharito “hap dyert”: Nëse Manchester United më do, unë shkoj e luaj falas

Manchester United ka pasur një fillim shumë të vështirë të sezonit pasi humbi në shtëpi kundër Brighton.

Situata rreth Cristiano Ronaldos dhe nevoja e tyre për më shumë përforcime në tregun e transferimeve është një nga temat më të nxehta në futboll.

Një lojtar që mendon se mund të japë një dorë është ish-sulmuesi i United, Javier ‘Chicharito’ Hernandez. Meksikani aktualisht po luan në MLS për LA Galaxy.

Ai ka pranuar se do të luante falas nëse United do të vinte dhe do të thoshte se e duan atë në klub.

“Nëse jeni në moshën time dhe vjen United, do të thoja ‘po, do të luaj falas’”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Sigurisht që do ta bëja këtë, por dua të jem shumë i respektueshëm për LA Galaxy. Mendja dhe bindjet e mia janë për të fituar një kampionat me LA Galaxy”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.08.2022 13:10