Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndëshkimin e krimeve të Rusisë, pas luftës së kësaj të fundit në Ukrainë.
Komëntet Rama i ka bërë teksa ka mbajtur fjalën e tij në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB. Si President i KS, Rama është ndalur tek konfliktet si ai në Siri, apo edhe lufta në Ukrainë.
“Rasti i Sirisë është shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjësisë, por mos trajtimi i shkeljeve nuk duhet të jetë arsye për të mos vepruar.
Kjo më sjell tek agresioni tragjik që vazhdon në Ukrainë. Ky akt i neveritshëm ka shkelur ato që përfaqëson ky këshill vlera dhe normat.
Një luftë e paprovokuar ka sfiduar botën dhe ekonominë botërore. Po shkakton dhimbje për mbarë botën. Kjo kërkon vënie para përgjegjësisë. Krimet nuk mund të mbeten të pandëshkuara.
Shqipëria do të jetë në ballë të përpjekjeve për të parandaluar krimet e mëtejshme”, tha Rama.
Kujtojmë se Shqipëria do të ketë për një muaj presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB./albeu.com/