Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka reaguar në lidhje me protestën studentore, ndërsa ka kritikuar ftesën e kryeministrit Rama për dialog, i cili për dy ditë më radhë nxori disa karrige në shkallët e kryeministrisë duke i ftuar të rinjtë.
Ai ka ironizuar vendosjen e karrigeve, duke e cilësuar atë si një veprim pa kuptim, ndërsa tha se, “mund ta ketë këshilluar ndonjë budalla që i rri pranë”.
Të lidhura
None found
Sipas Shehit, kjo është tallje që Rama bën me shqiptarët.
“Ça është estrada e Gramshi?! Me cilin tallet ky njeri? Ky mendon se shqiptarët janë idiotë! Vënë ca karrige përpara dhe thonë uluni këtu, se kushedi kush i ka thënë nga ata budallenjtë që i rinë përqark, që ‘kjo është gjetje shefo, bëje së është shumë e bukur’. Me cilin tallesh ti?! Vihen karrige atje?!”, deklaroi Shehi.
Ai u shpreh se është kundër protestave të dhunshme, duke argumentuar se në momentin që populli merr gurët, politika ka vdekur.
“Gjykimi im për protestën është që nuk e aprovoj fare dhunën. Ka nga ata thonë merre gurin. Jo. Ditën që populli merr gurin ka rënë politika, politika duhet ti dalë përpara. Po mori populli gurin, pushkën, dreqin e shejtanin…ishalla jo, politika ka vdekur. Është punë për policë, është punë për ushtarak”, u shpreh Dashamir Shehi në emisionin “Të Paekspozuarit”.





