Rama reagon për inceneratorët: Akuzat monstruoze do treten si plehrat e Sharrës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me inceneratorët dhe akuzat e opozitës. Rama ka replikuar komentuesit në Facebook, dhe thotë se ato të ashtuquajturat inceneratorët janë impiante moderne të trajtimit të mbetjeve të cilat janë investime të mëdha për të shpëtuar zona të tëra të banuara nga plehrat.

Komenti 1: O njisho shif mor burre se po ikin parate tona po zhduken pA l’on gjurme neper keto te ashtequajtura incineratore …kush e shpiku ne Shqiperi kete menyre grabitje te parave tona …a e di ku eshte cudia me ju zoti kryeminister se ju njihni edhe hajdutin e xhepave dhe nuk njihni skemen e vjedhjes me kete stil mafioz.

Edi Rama: Ato te “ashtuquajtura inceneratore” jane impiante moderne trajtimi te mbetjeve, te cilat jane investime te medha per te shpetuar zona te tera te banuara nga plehrat, nderkohe qe ketu s’ka asnje shpikje per te grabitur parate e tua, po ka nje shpifesire politike shifrash marramendese e akuzat monstruoze, nderkohe qe gangrenat mjedisore te plehrave si puna e Sharres jane mbyllur dhe rete toksike te tymit nga djegia e tyre ne natyre jane zhdukur!

Eshte arrestuar nje ish-minister me akuzen per marrje parash nga kompania dhe per kete drejtesia do te thote fjalen e saj patjeter, por kjo eshte ceshtje pergjegjesie individuale para ligjit! Kurse te thuash qe na qenkan vjedhur qindra miliona euro, kur veprat jane aty e kur puna e bere eshte para syve, e kur ato qindra miliona euro nuk jane hicasfare as ashtu e as aq sa thuhen, kjo eshte nje tymnaje te cilen faktet reale dhe procesi i nisur nga organet reale hetimore, pertej farses se shpifur te vulehumburve politike, do ta tresin njesoj si tymnajat e plehrave te Sharres

Komenti 2: Dmth ju thoni le te vjedhin sa te duan rendsi ka qe godinat jan aty.

Edi Rama: Jo une nuk them fare ashtu, perkundrazi, une them cilido qe vjedh duhet te marre denimin e merituar, pa asnje dallim, por pergjegjesia ne kete sistem qe kemi zgjedhur, dmth ne demokraci, eshte individuale e para dhe e dyta, nese dikush ne kete rast ka marre para nga kompania perkatese, kjo as nuk hedh poshte tere ate pune qe eshte bere nga institucionet per te sheruar plaget e tmerrshme mjedisore, as nuk i ben te gjithe njesoj!/albeu.com


Shtuar 18.02.2022 08:48